Basha reagon pas arrestimit të Fran Frrokaj. Video
Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.
Nuk mund të ketë drejtësi selektive, që një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie të mos dalin para drejtësisë-tha Basha.
Ja se çfarë tha Lulzim Basha:
Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë
Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.
Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.
Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër.