Zbulohet biseda sekrete ndërmjet Taulant Ballës dhe Spartak Brahos
Detaje mjaft interesante kanë dalë në pah sot pas sulmit të fortë që kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i adresoi LSI.
Krejt papritur, Taulant Balla doli në foltoren e Kuvendit dhe nisi një sulm me dokumenta dhe fakte ndaj LSI-së duke targetuar ish ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Sipas fabulës së servirur nga Balla përmes dokumentave zyrtare, ish ministri i Bujqësisë kishte dhënë disa hektarë tokë për familjarët e ngushtë të Eskobarit të Ballkanit, Kelmend Balili.
Përtej kundëpërgjigjeve që mbërritën me breshëri gjatë ditës nga zyrtarët e LSI-së, nga vetë i përmenduri Edmond Panariti, deri te Petrit Vasili e Luan Rama, lajmi është një tjetër.
Syri.net ka zbuluar njeriun që ka furnizuar me dokumentet dhe strategjinë për të sulmuar gjatë ditës LSI-në, dhe ai është hiç më pak se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe një nga njerëzit më të afërt dikur të Ilir Metës.
Prej kohësh flitej se Baba Taku ka vendosur të ulet në prehrin e Edi Ramës dhe mëshirës së tij, por sot erdhi dhe konfirmimi. SYRI.net ka siguruar një email, kur Baba Taku rezulton të jetë kontaktuar nga vetë Taulant Balla i cili i ka nisur fjalimin e tij të mbajtur në parlament, i përgjigjet: “Bravo Taulant, Bëni direkt denoncimin siç kemi biseduar”.
Pas këtij fakti është qartë tashmë se kush është autori real i sulmit të papritur të Taulant Ballës ndaj LSI-së. Në këtë mënyrë mazhoranca ka synuar të vrasë 3 zogj me një gur.
E para të heqë nga vetja qoftë dhe për pak kohë, dështimin për mosarrestimin e Kelmend Balilit, e dyta goditja e LSI-së, dhe e treta shmangia e vëmendjes nga skandalet e panumërta që e kanë përfshirë mandatin e dytë qeverisës.
Ndërkohë që LSI mësoi se përveç Edi Ramës, armiku që duhet të ruhen përpos Kryeministrit, është edhe ai që dikur për këtë parti njihej si Baba Taku, e sot rezulton të jetë Njerku Braho….
© SYRI.net