Aktualitet

Princ Leka i akordoi Kordonin e Madh të Urdhërit të Skënderbeut Zt. Julien Roche. FOTO

KAON

Që nga viti i largët 1939, më 12 Dhjetor 2017 për herë të parë u organizua në ambjentet e Oborrit Mbretëror një ceremoni ku Princ Leka i akordoi Kordonin e Madh të Urdhërit të Skënderbeut Zt. Julien Roche. Ky vlerësim i lartë u motivua nga kontributi prej 4 dekadash i zotit Roche ndaj vendit tonë, si edhe ndaj Familjes Mbretërore Shqiptare.

Në këtë ceremoni solemne morën pjesë personalitete të shquar nga bota e diplomacisë, mjekësisë, letrave, artit dhe kultures. Nga fjala e Princ Lekës: Ju e keni parë vendin tim shume here në dëshpërim dhe ne munges shprese. Megjithatë, keni ruajtur respektin dhe besimin ndaj vendit tim.

Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës, sic ata dinë të jenë ndaj çdo miku që ia respekton Atdheun.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?