Basha me gazetarët/ Nuk do të njohim kryeprokuror antikushtetues.

0

Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se nuk do të njohë një kryeprokuror të përkohshëm të zgjedhur nga mazhoranca në këtë rrugë që e ka nisur.

Duke folur me gazetarët, Basha u shpreh se rruga siç po kërkohet të zgjidhet ky kryeprokuror është antikushtetuese.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me gazetarët:

Z. Basha, në kushtet kur mazhoranca ka thirrur sot kandidatët për Prokuror të përkohshëm, cilat do të jenë hapat tuaj?

Basha: Një mandat në shkelje të Kushtetës është pa mandat juridik. Kjo është një rrugë antikushtetuese.

Ne do të ndërmarrim çdo hap dhe do ta denoncojmë. Ne nuk do ta pranojmë kurrë që ta emërojmë Edi Ramën edhe Prokuror të Përgjithshëm përvçse Kryeministër për të mbyllur dosjen.

Z.Basha, ju thoni se duhet ndjekur Kushtetuta. Propozimin për dialog nga Kryeministri e keni refuzuar. KLP nuk është krijuar, vendi nuk ka prokuror. A duhet të ketë një pasues të Llalës në këto momente? Cili është qëndrimi i PD?

Basha: Natyrisht që vendi duhet të ketë një prokuror në parimin e vazhdimësisë së institucioneve. Sa kohë që një prokuror i ri nuk është zgjedhur, prokurori aktual duhet të vazhdojë detyrën ndryshe ai përbën një vepër penale.

Çfarë kërkojmë ne? Krijimin e KLP. Kush e ka mbajtur peng krijimin e KLP? Është pikërisht dështimi i kandidaturave të shoqërisë civile që e ka mbajtur peng KLP. Përgjegjësi është plotësisht e Edi Ramës dhe ne kemi arsyet të besojmë se është e qëllimshme.

Dhe një vit më parë, Edi Rama ka parashikuar me ligj diçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën, pra, Prokuror të Përkohshëm, që ta diktojë vetëm me votat e tij. Qëllimi është të lirojë nga akuzat Tahirin, Dakon, oficerët e policisë në kërkim, Sejdinin, Gjinkurin, Ahmetajt dhe veten e tij.

Zgjidhja mund të vijë vetëm përmes kushtetutës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author