Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin si ambasador në NATO
Presidenti Meta ka dekretuar ish-kreun e SHISH, Visho Ajazin si ambasador i Shqipërisë në NATO.
Emri i Ajazit është propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Dekreti është bërë publik ditën e sotme.
Bashkë me Ajazin, presidenti Ilir Meta ka dekretuar edhe Igli Hasanin si ambasador të Shqipërisë në OSBE.
Akoma nuk ka një dekret për vendin vakant të SHISH.
Total 0 Votes
0
0