Berisha: Ministri i fundit i diktaturës, mision për të shkatërruar Kuvendin

Aktualitet

Sali Berisha e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Granmoz Ruçi se po shkatërron parlamentin, pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar nga seanca deputetin demokrat Flamur Noka dhe shtyrjen e seancës së Kuvendit për pasdite në orën 17:00.

Berisha tha jashtë seancës se “misioni i fundit i ish-ministrit të diktaturës hoxhiste ishte shkatërrimi i parlamentit.  Ai për herë të herë të dytë mohon të drejtën e fjalës për procedurë që është e drejta më bazike jo për parlamentin shqiptar në të gjitha parlamentet e botës përfshirë këtu edhe samitin botëror të OKB. E drejta e procedurës është e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë. E shkel vetëm një njeri që do të shkatërrojë parlamentin shqiptar. Këta duan të shkatërrojnë parlamentin por të jenë të sigurtë se nuk do t’ia arrijnë. Nuk ka arritur kurrë që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e procedurës”.

I pyetur për fyerjen që i drejtoi Rama, Berisha tha: “Si mund të shkojë mendja që të më ofendojë mua Edi Rama?! Ai të nderon në çdo fjalë që thotë, Edvin Shullazin, por themelore është mohimi i së drejtës për procedurë.

Shikoni ligjin për minoritet me të cilin jam plotësisht dakord se plotësohet Kushtetuta e Shqipërisë. Kush e paraqet? Ministria e Jashtme! Sikur minoritetet të jenë shtete jashtë territorit të Shqipërisë dhe pse e bën këtë? E bën këtë për ta pasur si dekoratë personase!

Por, problem themelor është mohimi i së drejtës për procedurë, e drejtë që në çdo asamble kombëtare kurrë nuk mohohet.

Mazhoranca ka një skenar për të mashtruar qytetarët; gjithçka fillon me mohimin e së drejtës për procedurë të së drejtës së fjalës për deputetin Flamur Noka.

Lexoni nenin për drejtën e fjalës për procedurë: Deputetit i jepet menjëherë fjalë në qoftë se e kërkon. Ky ka përparësi absolute. E vërteta është se janë shumica e krimit, e drogës, të tmerruar në çdo moment aty ku janë.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?