Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Itali

Sport

Shqipëria me 9 tetor do të pres në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” Kombëtaren e Italisë.

Shitja fillimisht do të bëhet online në faqen zyrtare të FSHF-së në internet dhe pastaj do të fillojë dhe shitja në teren.

Ja dhe njoftimi i plotë FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër. Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?