Ja pse Braçe ka braktisur Ramën dhe grupin parlamentar
Pas zbardhjes së emrave të qeverisë së re, në media u përfol se Braçe u zhgënjye shumë nga kryeministri Rama pasi priste të merrte ministrinë e Bujqësisë.
Rrebelimi i Braçes ndaj Ramës nisi që në seancën e parë konstitutive të parlamentit. Ai theu urdhrin e dhënë nga Edi Rama në mbledhjen e grupit socialist që asnjë deputet të mos mungonte në seancën plenare të së shtunës. Braçe i kthue reston Ramës duke mos marrë pjesë në seancën e të shtunës paradite.
Erion Braç braktisi edhe debatin në seancën maratonë në parlament ku u diskutua për programin qeverisës. Kështu mbrojtësi më i madh i politikave ekonomike të Ramës, ka refuzuar të mbrojë programin e qeverisë.
Kjo sjellje e tij, jo vetëm në shenjë hakmarrje ndaj Ramës që nuk i dha postin e ministrit të Bujqësisë është edhe tregues se programi i Rama II ishte aq i dobët sa nuk pati as kurajo ta mbronte atë.
