Kurban Bajrami bashkon deputetët e PD dhe PS në Elbasan/ Foto
Në pritjen e organizuar nga Myftinia kanë qenë të pranishëm njëkohësisht deputetët e PS-së të kryesuar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, dhe deputetët e PD të kryesuar nga Edmond Spaho. Ata kanë përshëndetur njëri-tjetrin e madje kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha me ironi se “PS priti sa të uleshim ne dhe madje për t’u siguruar kishin dërguar njeri që i lajmëroi. Ata mezi po prisnin të na jepnin dorën”.
Kurse një nga deputetët e PS-së u shpreh se “përfaqësuesit e PD-së “po vdisnin” për të na takuar dhe shkuan të parët për të na pritur”, shkruan infoelbasani.



Total 0 Votes
0
0
