SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Arian Galdini/ Reflektim mëngjesi

Jemi kaq pak e kaq vend i vogel dhe jetojme kaq shume mes konfliktesh e trillesh qe na mbjellin dasi. Me pare dallojme cfare urrejme a zilepsim tek tjetri, sesa njeriun e singjashem me ne.
Jemi qenie njerezore. Jemi te gjithe krijesa te Zotit a Natyres, mereni si te doni. Kete copez toke e kete hise dielli qe kemi, e pershkruajme dhe ndjejme shqip. Kjo na ben qe si qenie njerezore qe jemi, mendimet, fjalet, ninullat, historine, te perbashketat me te shumta ti kemi shqip.
Vecantesite individuale, nuk kane pse te na ndajne ne ate cka jemi si te krijuar. Vecantesite mund te na shquajne, por nuk kane pse te na ndajne. Njerezit urrejne c’ka s’kuptojne. Njerezit urrejne c’ka i tremb pikerisht pse nuk e kuptojne. Ne vendin tone te vogel, vecantesite jane perdorur per te na injektuar moskuptimin dhe friken ndaj njeri tjetrit, e ne e kemi perpire helmin me kenaqesi shekspiriane.
Katundi im eshte me i mire se i yti, qyteti im eshte me i mire se i yti, krahina ime eshte me e mire se e jotja, partia ime eshte me e mire se e jotja, shefi im eshte me i mire se i yti, kryetari im eshte me i mire se i yti, heroi im eshte me i mire se i yti, feja ime eshte me e mire se e jetoja…. Ja me kete menyre kaq te bute e ndjellese, na e kane bere gjakun dhe mendjen helm. Ngase e nisim keshtu me vecantesine si cilesi siperore mbi tjetrin, fillojme urrejme ate te fshatit tjeter, ate te qytetit tjeter, katundarin, malokun, toskun, jugorin, kaurin, muslimanin, demokratin, socialistin, e keshtu me rradhe…
Helmi na eshte bere gjak dhe gjaku helm.
Nuk jemi as 3 milion ne Shqiperi. Jemi vec 2 milion ne Kosove. Jemi rreth 1 milion ne Maqedoni e nja 60-70 mije ne Mal te Zi. Gjithe – gjithe ngado ne bote, themi se jemi ja 10 ja 14 milione.
Pra jemi shume pak. Por kaq shume helm na eshte bere gjaku, saqe mjafton nje pike aciditeti social e ne menjehere hyjme ne reaksion zinxhir kombetar histerie e fushatash pro a kunder dickaje a dikujt qe ne fakt na perket ose nuk na perket te gjitheve.
Kete e perdorin te huajt e nuk na duan, kete e perdorin edhe politikanet qe duan te na sundojne.
Luajne me kete aciditetin social dhe na mbajne ne gjendje traume dhe shoku kombetar. Sa mbaron cudia e pare qe zgjat 3 dite, nis cudia e rradhes me 3 diteshin e saj…
Nuk ka me paqe e reflektim per ne…

Duhet te dalim nga kjo situate me cdo kusht. Patjeter. Domosdoshmerisht.
Kaq shume helm do te na beje kombin e stomaqeve te shitura.
Kombesia dhe perkatesia jone, e perbashketa dhe vecantesia jone do te jete vec stomaku. Mendja, zemra dhe shpirti yne do te jete vec stomaku.
Muzika, poezia, arti dhe politika jone do te jene vec stomaku.
Dasite te degradojne si qenie duke te katandisur ne nje stomak te vetmuar qe do vec te mbushet.
Dashuria, vlerat dhe njerezizmi jane te vetmet mundesi qe kemi per te mbetur qenie njerezore me dinjitet e mendim.
Keto jane mundesite qe kemi: Ose komb stomaqesh te shitura, ose komb qeniesh njerezore me dinjitet e mendim.

Une jam qenie njerezore, jam shqiptar dhe dua te jetoj me dinjitet, mendim dhe dashuri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?