Berisha/ Analistët e nxorrën më çullak se kurrë piktorin dështak!

Aktualitet Te tjera

Sali Berisha ka numëruar disa nga pretimet që Rama nuk ka mbajtur por edhe disa nga skandalet ku qeveria e tij u përfshi në mandatin e parë qeverisës.

Ja dhe reagimi i Berishes:

Duke ndjekur debatin ne “Opinion”! Analistet e nxorren me cullak se kurre piktorin deshtak! Natyrisht edhe me keq krahu i freskut! Sonte, perveç padijes se pergjithshme te piktorit deshtak, tre deklarata hyne ne guinness!

1-Deklerata e Norieges se ai vendosi 100 milione euro per rroga kete vit, nderkohe qe vet sipas tij, Berisha ka vendosur per rritje rrogash ne 8 vite 120 milione euro.

E verteta eshte se piktori deshtak ngriu rrogat per tre vjet dhe vendosi kete vit gjithsej 68 milione leke per rritjen e rrogave kundrejt 640 milione euro qe u vendosen ne vitet 2006-2013

2-Rektori i universitetit Kristaq Rama, duke i bere fresk Noreiges, beri sonte deklaraten me te cilen theu çdo rekord. Keshtu, ai tha se merita e padronit tim eshte se keto kater vite eshte realizuar kontrolli i plote i territorit!! Sharlatani nuk mund te kete emer tjeter. Ai tha dhe se kontrollohet territori, kur ne te kater anet rojet e armatosura me arme po leje bejne ligjjn?!

Keshilltari per çeshtjet kozmopolitike te Piktorit deshtak deklaroi se me pare kishte me shume kanabis por padroni i tij ka gabuar dhe nuk e ka thene!

E verteta eshte statistikat italiane deshmojne se vetem ne javen e trete te prillit qe kaloi ne Itali jane sekuestruar 21 ton kanabis me origjine nga Shqiperia kundrejt 18 ton qe jane sekuestruar ne vitet 2006 -2013 te marra se bashku! E verteta tjeter eshte se pas moratoriumit te skafeve, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqiperine.

Miq, nuk duhet te lendoheni se se keta vasal nuk kane respekt per vehten e tyre.Ata leshojne deklarata te tilla per guinness sepse nuk ju duhet gje e verteta, pa lere pastaj dinjiteti njerezor! sb

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments