I vendoset tritol zyrës elektorale të LSI në Durrës/ Video

Aktualitet Te tjera

Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur gjatë natës zyrës elektorale të LSI-së në Durrës. Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në zyrën që ndodhet në lagjen 18 pranë kryqëzimit të shkollës së fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi edhe në zyrë nuk ndodhej ndonjë person në momentin e ngjarjes, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë lajmëruar policinë kur kanë dëgjuar shpërthimin.

Ja dhe njoftimi i policise:

Ne datë 23.06.2017,  Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?