AktualitetTe tjera

Nga Klodian Tomorri/ Ky është terrorizëm

Ajo qe ndodh ne fushat bujqesore te Shqiperise eshte terrorizem i mirefillte. As me shume e as me pak, krim kunder njerezimit.

Fiks Fare vertetoi dje se si te gjitha produktet bujqesore, pa perjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone ne sasi te pakontrolluara.

Rezultati?
Ne dekaden e fundit vdekjet e parakohshme nga semundjet kardiovaskulare jane dhjetefishuar. Semundjet tumorale po ashtu. Shqiperia po vdes e re. Arsyeja kryesore, eshte pikerisht masakra qe ndodh me ushqimet.

Por nuk eshte e vetmja. Nje miku im doktor me tregonte se si shoqeria shqiptare po hyn ne depresion dhe nje nga shkaqet kryesore mendohet se eshte pikerisht ky, perdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Keta po shfarosin njerezit ne mase. Kostot qe merr shoqeria nga gjithe kjo veprimtari kriminale, jane me qindra dhe me mijera here me te larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqesore.

Kjo eshte nje situate qe kerkon nderhyrje drastike, ne te kundert Shqiperia do shnderrohet arena e eksperimentit me te madh gjenetik ne bote, ndersa shqiptaret kavie ne duart e disa injoranteve te babezitur, qe nuk njohin asnje limit.

Ligji duhet te ndryshoje urgjentisht. Perdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve ne produktet ushqimore duhet te kriminalizohet.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit, sot pjese e tepsise, sic e thote vete qeveria, duhet te forcohet dhe te marre atribute ekstra ligjore.

Cdo fushe apo njesi bujqesore prodhuese duhet te jete subjekt i inspektimeve te papritura. Ne ato fusha ku konstatohet perdorim i substancave te demshme, pergjegjesit duhet te shkojne pas hekurave me denimet ekzemplare.

Nuk mund te tolerohet me. Ky eshte terrorizem. Probabiliteti qe dikush te semuret dhe te vdese nga ushqimet ne Shqiperi eshte mijera here me i larte se sa te vdese ne nje sulm terrorist. Llogarite behen vete.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?