Basha: Dy ditë në SHBA ftova investitorë të fuqishëm në Shqipëri. Video

Aktualitet Te tjera

Lulzim Basha po zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër.

“Rama erdhi para 4 vjetësh me plane të mëdha, – tha Basha në fjalën e tij, –  por të tjera premtime kishte Edi Rama. Nuk punoi asnjë ditë për të realizuar premtimin e tij për të hapur vende pune. Në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulta në Ballkan, vuri taksat më të larta, rriti çmimin e energjisë, të naftës, rriti tarifat për universitete, la mijëra studentë jashtë dyerve të universiteteve për shkak të tarifave të papërballueshme nga prindërit e tyre.

Kishte 4 vjet kohë dhe 16 miliardë euro në dispozion, por nuk pati asnjë minutë kohë të mendonte për ju dhe prioritetet tuaja. Edhe kur bridhte jashtë shettit kishte vetëm nëj dëshirë, të ekspozonte pikturat e tij, të ndiqte shfaqjet sportive.

Unë vetëm dy ditë në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë për tekat e mia, por u takova me investitorë të fuqishëm për t’u shpjeguar planin tim ekonomik që të vijnë dhe do të vijë për të investuar në këtë vend.

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments