Komisioni i Etikës do të mblidhet sot për të shqyrtuar dosjen ‘Skënderbeu’

Sport

Ditën e sotme Komisioni i Etikës do të mblidhet për të shqyrtuar dosjen “Skënderbeu” ku skuadra korçare akuzohet për trukim ndeshjesh duke rrezikuar edhe rënien nga Kategoria Superiore.

Bëhet fjalë për çështjen e dënimit që ju dha verën e kaluar klubit korçar nga UEFA, me organizmin kontinental që e përjashtoi Skënderbeun për një vit nga Kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh.

Komisioni i Etikës ka marrë në dispozicion prej kohësh edhe vendimin e zbardhur të KAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë si instanca më e lartë e drejtësisë sportive e cila la në fuqi dënimin e UEFA-s, dhe tanimë pasi janë kryer gjithë procedurat disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë në shqyrtim çështjen.

Kujtojmë që Shpëtim Gjika disa ditë më parë bëri me dije se Komisioni i Etikës do të dënojë rëndë Skënderbeun duke e rrëzuar një kategori më poshtë.