AktualitetPolitike

Basha premton: Në asnjë vend të Ballkanit, nafta nuk do të jetë më e lirë se në Shqpëri. Video

Në asnjë vend të Ballkanit, nafta nuk do të jetë më e lirë se në Shqpëri’. Ka qënë ky një nga premtimet e forta që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu ka bërë sot fermerëve shqiptare nga Zvezda e Korçës.

Duke shpalosur programin e tij të posaçëm për të zhvilluar bujqësinë, Basha renditi njerin pas tjetrit vendimet e rëndësishme që do të marrë menjëherë si kryeministri i ri i vendit: uljen e taksave, uljen e tvsh, heqjen e “Taksës Rama” mbi naftën prej 240 lekësh, taksimin e produkteve të huaja bujqësore e blegtorale aq sa ato subvencionohen nga shtetet e tyre, subvencion të drejtpërdrejtë pa NIPT, pa kasë fiskale, pa kushte për fermerët, por vetëm në bazë të prodhimit etj. (Shih videon në fund.)

“Mund të ishte ndalur gërryerja e fermerëve shqiptarë, – tha Basha. –  Por subvencionet kanë zbritur në 7 milionë USD. Dhe tani subvencionohen vetëm 45 fermerë grosistë. Trau i doganës është hapur dhe tani vjen fasulja, patatja, mishi nga fermerët e huaj në një kohë kur ata vijnë këtu me plus 5 euro, sepse subvenciohen nga shtetet e tyre, kurse fermerët shqiptarë e fillojnë me minus 200 lekë.

Fjala e parë që dëgjova këtu kur erdha ishte “nuk kemi punë, nuk kemi lekë”. “Nuk kemi lëkë” thonë pensionistët, sepse inflacioni është rritur më shumë sesa vlera e pensionit dhe fuqia blerëse ka rënë.

Me 20 euro ndihmë ekonomike, ujë për të pirë nuk pi dot dhe jo vetëm kaq, por gjysmën e njerëzve e ka hequr nga ndihma ekonomike.

Gjendja e fermerëve reflekton gjendjen e konomisë dhe ekonomia ka ardhur në këtë pikë ku Edi Rama ka rritur taksat, kur premtoi se do t’i ulte. Ka rritur me 240 lekë, taksën e naftës, me “Taksën Rama”. Pra, 240 lekë për litër më shumë, nafta ndër më të shtrenjtët e rajonit që ndikon drejtpëdrejt në ekonomi.

Rrogat kanë rënë, korrupsioni bënë kërdinë. Edhe vaksinat e dermatozës modulare, ministri i LSI-së që tani vjen e kërkon votat, i ktheu në tender. Duhet të ishin falas.

Korrupsioni ka bërë kërdinë, tregu është në kolaps. Këta e kanë mendjen vetëm tek xhepi i tyre. Janë bërë si të tërbuar me njeri-tjetrin për pushtetin e tyre, për xhepin e tyre. E patë sesi po rrihen edhe militantët me karrige?! Nuk ka lënë llaf pa lënë Edi Rama, për Ilir Metën.

Në anën tjetër kemi opozitën e bashkuar, numrin 6. Unë kam ardhur me një program të zbatueshëm, të konsultuar me ekspertët e Merkel. Shtyllë e fuqishme e ekonomisë është bujqësia se 47% e njerëzve merren me fermat.

Së pari, me subvencionet. Ky thotë merrni kredi, pa e ditur se edhe po të doni, nuk merrni dot kredi, sepse jeni zhytur në borxhe. Po Edi Ramës, Ilir Metës, Panaritit nuk i bëhet vonë për ju se po t’i bëhej vonë për ju, do ta kuptonin. Kur kostoja del më e lartë se shitja, atëherë je në gropë. Si mund të marrësh kredi?!

Ndaj programi im ekonomik ka mbështetjen e bujqësisë – të parën. 100 milionë euro në vit që do të mundësojë së pari zerimin e kostos së mekanikës bujqësore.

Nga ana tjetër do të ulim tvsh. Kjo do të rrisë konsumin. Me uljen e tvsh ne do të rrisim fuqinë blerëse me 400 milionë euro në vit që sot i marrin tatimorët dhe Edi Rama me këto bën pllaka, bën fasada, po këto do të kthehen në xhepat e konsumatorëve.

Siç ma the Petrit dhe unë do t’ia them presidentit Trump kur ta takoj se fermerët e Zemblakut, Zevdës e kudo presin që unë ta zbatoj modelin e tij dhe duke besuar fort tek modeli i tij, tek tregtia e lirë në kushte të barabarta,  unë do të vendos traun e doganës me taksa, me qëllim që djersa e fermerëve tanë të peshojë njesoj si djersa e fermerëve tanë: Sa subvencion të marrin nga vendet e tyre, aq  do të taksohen tek ne.

Ja dhe një absurd tjetër që ma thanë në Divjakë: Vijnë kamionët nga Kosova dhe rajoni për të marrë prodhime, po këta i vendosin taksa 600- 700 euro për kamion. Në vend që t’i lehtësojnë…. Dhe ata nuk vijnë më.

Kjo është republika e politikanëve që merr fund me votën tuaj në 25 qershor.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?