SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

‘The American Spectator’: SHBA duhet të ndërhyjë shpejt/ Rama i kriminalizuar

Duke përshkruar ndikimin e Sorosit në Shqipëri, ajo ka shtruar pyetjen se sa gjatë do të vazhdojë SHBA të mbështesë rrjetin e socialistëve në Shqipëri me kriminalitet?

Në raport thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi udhëheqës i huaj që erdhi në SHBA vitin e kaluar dhe nuk e mbështeti kandidaturën e Donald Trump, ndoshta me urdhër të shokut të tij të ngushtë, George Soros, raporton syri.net.

“Zoti na ruajt nëse Trump fiton nominimin republikan”, – u shpreh Rama për CNN. Më tej, ai vijoi: “Trump do të dëmtojë shumë Amerikën dhe jo vetëm Amerikën, por gjithë botën”. Megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it i menaxhuar nga gruaja e tij e dytë dhe për të manipuluar ambasadën e SHBA, ndërkohë që ai e drejton vendin në terren, ndërsa nxit kaos në Maqedoninë fqinje.

Politika amerikane në Shqipëri ka nevojë për një kthesë në drejtim të kundërt … Është e thjeshtë: Shqipëria është një rrëmujë. Fuqia e dytë më e madhe politike të vend, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe refuzon që të hyjë në zgjedhjet deri sa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?