Qëllohet me armë ndaj një të riu në Shijak
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak nga një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, B. K., 25 vjeç, banues në Shijak.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, I cili dyshohet se është I. N., 30 vjeç, banues në Shijak.
Total 0 Votes
0
0
