Aktualitet

Nga Librazhdi në Fier nuk ndalet droga. Kamionë, gomone, municione…

Një gomone rreth 7 metra e gjatë me një motor 350 Kv është gjetur dje brenda një kamioni të cilin policia po e ndiqte.

Gjatë ndjekjes në lagjen “Kastriot “, drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua.

Burime të sigurta nga Drejtoria e policisë e Fierit bëjnë me dije se mjeti dhe gomonia dyshohet se janë trafikuar nga jashtë dhe gomonia do të përdorej për trafik droge.

Mjeti i tipit “Man” me targa “AA 814 AS” do shkonte në Vlorë.

Kurse 4 persona te tjere janë arrestuar në Librazhd në sajë të operacionit të koduar “Rrethi”, pasi janë kapur me drogë dhe municione. Policia ka sekuestruar 9 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” si dhe 8 fishekë dhe 3 celularë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?