Italia në ankth para ndeshjes me Shqipërinë

Sport

Italia ka vijuar përgatitjet e saj për ndeshjen kundër Shqipërisë, por trajneri Ventura nuk ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Dje seancën e paradites nuk ka marrë pjesë mbrojtësi Lenoardo Bonuçi, i cili kishte probleme shëndetësore. Mbrojtësi i Juventusit po kalon një virozë gripale dhe për çështje sigurie, si për të mos rrezikuar lojtarin, ashtu edhe pjesën tjetër të grupit nga shpërndarja e virozës, është preferuar që sot ai të qëndronte pushim.

Megjithatë, mungesa e tij nuk është shqetësimi i madh për përfaqësuesen tonë, aq sa është reparti i sulmit të Italisë. Ventura ka filluar të aplikojë në stërvitje rreshtimin 4-2-4 pasi ka vendosur që Insinje, Imobile, Beloti e Kandreva të zbresin në fushë që nga minuat e parë në takimin e të premtes.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments