Skandal/Politikë edhe me fenë? Çohu o Hoxhë, të ulet prifti.

Aktualitet

 

Pas shumë vitesh pritje më në fund edhe objektet e kultit kanë marrë lejet e legalizimit. Në ceremoninë e shpërndarjes se lejeve te legalizimit merrte pjesë, krahas imamëve, edhe deputeti Taulant Balla, Myftiu i Qarkut Elbasan Agim Duka drejtori i ALUIZNI-t Qarku Elbasan Mariglen Disha.

Deputeti Taulant Balla tha se – sot ndjehem i lumtur që më në fund pajisim me leje xhamitë dhe të gjitha objektet e kultit.

Myftiu i Elbasani Agim Duka, shprehu falënderimet për punën e bërë nga ALUIZNI për këtë proces shumë të rëndësishëm, raporton elbasaniplus.com

Drejtori i ALUIZNI-t Mariglen Disha tha se brenda një afati shumë të shkurtër do të bëjmë edhe kalimin e pronësisë kjo edhe falë mbështetjes së deputetit Balla

Pas ndarjes së lejeve të legalizimeve,  myftiu i Elbasanit i dha drejtorit të ALUIZNI-t Mariglen Disha një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në legalizimin e xhamive./ElbasaniPlus/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?