Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë

Aktualitet

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi reagoi ndaj akuzave të kryeministrit Rama sot në Shkodër.

Duke shpërndarë lejet e legalizimit, Rama ironizoi Bashën dhe Ademin ku tha se atë që hëngri Tirana tani po e ha Shkodra. Ata gjumin nga Tirana e kanë transferuar në Shkodër”

Por ja si i përgjigjet Voltana Ademi:

Po të isha në vendin tënd do me vinte turp të dilja para popullit!

Dy fjale Edi Rames qe vjen e tallet me njerez te thjeshtë duke i thene: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj kete po thuaj ate”, “hajde falendero baben”, “me cile parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj
Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge.
Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun.
Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.
Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra!
E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.
Por, kjo do i zgjase “!

Screenshot 6

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?