Saimir Tahiri sulmon Luan Ramën. Eshtë një zëdhënës i LSI
Saimir Tahiri ka vendosur ti përgjigjet LSI-së për akuzat e bëra nga sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama në lidhje me raportin e DASH për drogat.
Që në fillim të shkrimit të tij në Facebook, Tahiri shprehet se LSI e ka lexuar gabimisht raportin, ndërsa falënderon vetëm Spartak Brahon. E më pas ai bën edhe ironi me Luan Ramën të cilin e quan, “një zëdhënës të LSI-së”.
Ja çfarë shkruan Saimir Tahiri në Facebook:
Përshëndes Lëvizjen Socialiste për Integrim për shprehjen e shqetësimit publik për vazhdimin e luftës kundër kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare këtë shqetësim prioritar tonin dhe te Ministrisë se Brendshme e te Policisë se Shtetit ne veçanti.
Përfitoj nga rasti te falënderoj përfaqësuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurisë Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithë anëtaret e atij komisioni ka bashkëpunuar ngushtësisht me mua ne çdo hap.
Po ashtu zoti Braho, ka dhenë një kontribut te posaçme ne grupin ndërinstitucional te punës, për hartimin e planit te këtij viti për përshkallëzimin e kësaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhës te saktësoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas një zëdhënësi të LSI-së në një konference për shtyp sot.
Pa komentuar mbi ketë lexim të pasaktë, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues për të kuptuar se sipas Departamentit të Shtetit, Shqipëria nuk u bë burim i rëndësishëm i prodhimit të marihuanës as vjet e as parvjet, po njihej si i tillë nga DASH që para se të merrnim detyrën.
Po ashtu, leximi krahasues mjafton për të kuptuar se e vetmja gjë që ka ndodhur, është fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcën goditëse të Policisë së Shtetit.
E di se qëllimet politike te partive kundërshtare apo konkurrente me PS për te marre sa me shume vëmendje e vota, justifikojnë mjetet e propagandës partiake te secilit dhe vërtetësia e atyre qe thonë kalon rëndom ne plan te dyte.
Por duke besuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë se fakteve te qeverisjes, një vëmendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH për Shqipërinë, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne ketë faze historike reformash per vendin.
Nuk kam pritur dhe nuk pres ndërkohe qe këtë lexim krejt te qarte te këndvështrimit te DASH mbi tre vite beteje kundër kultivimit te kanabisit, ta bëjnë kundërshtaret e betuar te Policisë se rilindur te shtetit.
Qofshin këta te fundit ne çadrën e pashprese te bulevardit, qofshin ne çadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatorëve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, që ëndërrojnë dështimin e Partisë Socialiste, përgjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysme nga puna jone e përbashkët dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithë Shqipërisë ne 18 qershor.
Edhe njëherë faleminderit te gjithëve për mbështetjen e pakursyer ndaj Policisë se Shtetit dhe për shpërfilljen e merituar ndaj atyre qe janë gati t’i rivënë zjarrin Shqipërisë, për te mos përfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtësia vonon po nuk harron!