Erion Veliaj: Një Zot e di sa vuan Edi Rama duke punuar për shqiptarët!

Aktualitet

Tashmë duket se Edi Rama e ka përcaktuar pasardhësin e tij në krye të PS-së. Mori sot dorë për dore Saimir Tahirin e shkarkuar dhe Erion Veliaj, kryetarin e bashkisë.

Erion Veliaj bëri një pauzë teksa fliste në sheshin e Pazarit të Ri. Shikoi nga kryeministri Rama, u mbush me frymë dhe e rinisi fjalimin me një ton të përulur, gati epik kur kaloi tek falenderimet për Edi Ramën.

“Jemi shumë krenarë që kemi një lider, një kapiten, një drejtues të përkushtuar. Një zot e di si e gjen kohën ky të merret edhe me Tamarën në Vermosh, të merret edhe me rilindjen urbane në Konispol, të jetë sot në Tiranë, por edhe në Elbasan” shprehu habi për aftësitë jonormale të Ramës.

“Edi! Të jemi shumë mirënjohës për kontributin! Të jemi shumë, shumë mirënjohës! Për të gjithë pasionin që ke injektuar në skuadrën tënde dhe unë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndjehem i privilegjuar!”- iu drejtua në emër kryeministrit.

Edi Rama mori pamjen triumfatore, qeshi, u ekzaltua dhe u lumturua për pasardhësin në krye të PS. Saimir Tahiri nuk foli, uli kokën dhe seç tha nëpër dhëmbë, por që u dëgjua si skërmitje nofullash. Saimir Tahiri ka dhembë që shqyejnë edhe kryeministra.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?