Sonila Meço firmos LIBRA në zgjedhje,” shkruan Ben Blushi krahas fotos së postuar në Facebook, ku shihet gazetarja Meço, pas aktorit Agron Llakaj, që firmos për pjesëmarrjen e partisë LIBRA në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
Më herët ish-deputeti i PS-së Blushi, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve përmes një udhëzimi që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike.
KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 Qershori, por 28 Prilli.
Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit.