Ky Majko që zvarritet pas xhaketës së Ramës.
I shoqëruar nga Pandeli Majko dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës, Rama ka shkuar në një prej çadrave të ngritura prej shoqërisë civile në Tiranë dhe ka nënshkruar për vettingun, ndonëse ai është një peticion që s’ka asnjë vlerë ligjore.
Duke folur për mediat, Rama tha se jemi të hapur të bisedojmë me opozitën për çdo gjë, por nuk kemi çfarë të negociojmë.
“Me opozitën nuk kemi cfarë të negociojmë, por kemi çfarë të bisedojmë. Nëse është e interesuar për zgjedhje me standarde është e mirëpritur të dëgjojmë propozimet e saj. E vetmja gjë që nuk vendosim dot ne është ajo çka në Kushtetutë i takon sovranit. Populli vendos me votën e vet njëherë në katër vjet se kush qeveris dhe kush është në opozitë”, tha Rama, duke nënkuptuar se s’ka ndërmend të lëshojë pe për qeverinë teknike, që është kërkesa kryesore e opoziës.