Analize

Endira Bushati: Çfarë shteti jemi, kur prokuroria nuk e heton skandalin se ka frikë nga Top Channel dhe TV Klan???

Mbrëmë, mes të tjerave, Basha, shkurt e qartë, foli për “media të kapura”….

Shpalli dhe vullnetin për t’i përmbysur ato, duke kërkuar njëkohësisht dhe ndjesë, për qëndrimin e PDsë në të shkuarën ndaj këtyre mediave…

Pak e dinë që, PD në opozitë, ka zhvilluar një “luftë” të vërtetë parimore në këtë drejtim…

Ishte këmbëngulja e PDsë, ajo që frenoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit të medias, të “famshmin Amendament Balla”…

OSBE, KiE dhe BE folën kundër shfuqizimit të nenit…

Kryetari i AMAs, “çuditërisht” dërgoi zyrtarisht mendimin pro shfuqizmit të nenit…

Por, edhe mosshfuqizimi i nenit nuk mjaftoi..

Shoqata e Sandrit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62, pikës që e ndalonte Sandrin të kishte në pronësi TV Klan së bashku me gruan….

Në një vendim skandaloz, pa asnjë argument kushtetues e juridik, Gjykata Kushtetuese në 2016, pranoi kërkesën e Shoqatës së Sandrit…

Më në fund, Sandri mund të martohej lirisht…dhe t’ia tregonte këtë me krenari dhe AMAs….

Po çfarë shteti jemi, kur një personazh si Sandri dikton edhe vendime të Gjykatës Kushtetuese?????

Po çfarë shteti jemi, kur një personazh si Sandri, promovon gjyqtarët “e tij” në gjykatat më të larta të Republikës????

Po çfarë shteti jemi, kur ky që është në fuqi, është ligji i katërt i medias që nuk zbatohet, se nuk i leverdis Sandrit dhe Vjollcës????

Po çfarë shteti jemi, kur Vjollcës iu dhanë, në shkelje flagrante të ligjit, 3 licenca kombëtare, më shumë se vetë RTSHsë????

Po çfarë shteti jemi, kur prokuroria nuk e heton skandalin se ka frikë nga Top Channel dhe TV Klan???

Po çfarë shteti jemi, kur gjyqet e Sandrit dhe Vjollcës me AMAn, mbyllen për 23 ditë????

Po çfarë shteti jemi, kur AMA punon ditë natë që të shtojë fitimin e Digitalbit????

Ky që ne quajmë “Shtet” duhet ZHBËRË!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?