Elvis Roshi është shkarkuar prej dy muajsh nga kryeministri Rama, por në mungesë të një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese ai vijon detyrën.
Sipas procedurave, Kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka patur një korrenspodencë me Roshin me anë të një dokumenti që mban datën 20 shkurt, ku i kërkohet përcaktimi i vendndodhjesh së KZAZ-së për ditën e votimit.
Në dokument i kthehet përgjigje KQZ-së dhe përcaktohet vendi i KZAZ-se, ndërsa në fund është i firmosur me emrin e Elvis Roshit.
Dokumenti është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen tij në rrjetin social facebook:
“Nje dokument nga Banditistani! Kryebanditi mashtron shqiptaret se ai ka shkarkuar si kryetar bashkie perdhunuesin, njeriun me pese emra, trafikantin Ervis Rroshi! Por dokumenti i dates 20.2.2017 me firma dhe vula deshmon dhe e nxjerr cullak Ramen ashtu siç eshte mashtrues ordiner dhe i paskrupull qe perdor postin per te mashtruar qytetaret! Sb”, shkruan Berisha.