Analize

Nikoll Lesi: Edi Rama t’i drejtohet logjikës

Edi Rama është mat. Opozita e bëri fakt të kryer: nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër pasi nuk beson se do zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ka krimin në parlament e në qeveri, thotë PD. Opozita është në shesh para kryeministrisë dhe nuk ikën, bile do jetë më e shumtë në javët në vijim. Edhe me radikale. Përveç kësaj rendi publik do destabilizohet, situata ekonomike bllokohet, mediat ndërkombëtare do e kenë Shqipërinë si lajm të keq, LSI po luhatet të rrijë në qeveri, disa deputetë të PS po humbasin mandatin e deputetit këto ditë nga Prokuroria prej dekriminalizimit.
Përfundimi do jetë zgjatja e agonisë qeveritare derisa në një moment mund ta lëshojë edhe Ilir Meta. Ndaj nëse mbetet për shtet ligjor e në shërbim të stabilitetit të qytetarëve, siç ka pohuar, Edi Rama duhet të bind veten dhe të thotë: Ndonëse nuk është e drejtë kjo, pasi jam në pushtet me votë popullore, por mëqënëse doni destabilitet dhe sherrnajë hajde ulemi dhe krijojmë qeverinë e zgjedhjeve dhe prapë do t’ju fitoj zgjedhjet! Nëqoftëse Rama pranon krijimin e një qeverie zgjedhjesh, fiton pikë dhe ruan, të paktën, votat e qershor 2013. Në të kundërt, fatkeqsisht, duket se vendi do mbërthehet nga një krizë politike e paparë që prej vitit 1997, çka sjellë rend publik të thyeshëm, bllokim të investimëve, tronditje të shoqërisë, dhe prapë qeveria do rrëzohet. Edi Rama nuk është nga ata politikanë që e mban me zor e dhunë, as me vrasje, pavarësisht se ka një mijë gabime në administrimin e pushtetit. Por mbetet Njeri. Me vese apo pa vese, të gjithë kanë probleme në Tiranë.
Destabiliteti, po them pa asnjë qejf, po vjen. Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të kap zgjedhjet, sepse janë shumë aktorë në skenë dhe pas skene, në opozitë dhe në mazhorancë, sepse vetë e ka fajin në një farë mënyre kur vendosi në 2013 të fuste në lista deputetë kriminelë. I fitonte zgjedhjet edhe pa ata. Se kush dreqin e bindi le t’i shoh hajrin !
PS-ja gaboi kur nxitoi të blejë votat me euro në Dibër në një zonë të djathtë tradicionale e ku nga 456 vota plus para skandalit të kryebashkiakut dibran doli, çuditërisht, me 5100 vota plus pas skandalit! Asnjë nuk bindi kjo fitore, as vetë Damian Gjiknurin.
Nuk po hyjmë çka bërë mirë dhe keq Edi Rama në këto katër vite, pasi hyjë tek ata që publikisht kam mbështetur reformat e tij të dy viteve të para. Por tashmë Edi Rama është shah-mat. Ka një zgjidhje: Ta dorëzojë tani duke fituar pikë që dorëzon pushtet për të bërë shtet (ruajtur shtetin me saktë) apo të ikë më vonë pas destabilitetit dhe rrëmujës, e cila pa asnjë diskutim po vjen. Kushdo njeh 25 vitet e politikës shqiptare e kupton se nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit të Edi Ramës. Faji i Ramës apo jo, nuk ka më vend e kohë për analizë pasi situata dita-ditës do jetë më radikale në sheshin para kryeministrisë dhe në parlament i cili do rrethohet me turma që do hyjnë brenda me forcë, por dhe brenda koalicionit qeverisës ka thyerje, mosbesim.
Edi Rama ka nevojë të dëgjojë zërin e arësyes se tij të dikurshme e jo të këshilltarëve e ministrave që e shikojnë si mjet për të përfituar.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?