Protesta mbarë popullore e organizuar sot nga Partia Demokratike tregoi qartë mbrujtjen e madhe të urrejtjes ndaj këtij kualicioni qeverisës.Kjo protest përgënjeshtroi për një moment të vetëm propagandën gati 4 vjecare dhe autorët e “librit të verdhë” që na ka ofruar për të lexuar qeverimi i sotëm, ku të gjitha këto na i paraqet si dëme të pashmangshme dhe anësore të reformave të dhimbshme, të një stabiliteti të ngritur pa të drejtë në një vlerë të re etike të pakushtëzuar, me të vetmin qëllim demnagogjik të vazhdimit të reformave, ku cdokush tjetër nuk mund t’i realizonte ato. Mashtrimi qëndron pikërisht në këtë agjendë “reformash makjazhiste”, që jo vetëm e shpërqënduan dhe e ngatërruan fokusin, por kanë edhe mëtimin e gabuar se mund të arrijnë në një majë triumfaliste që nuk është arritur për të gjithë këta 25 vitet e tranzicionit. Por mashtrimi, ndoshta më i madh, është ai i krijimit të një shteti modern, ose gënjeshtra më e madhe qëndron tek ajo siguria e ashtuquajtur hegeliane se hamendësia racionale (e kësaj qeverie) është reale dhe hamendësia reale e saj është racionale. Asnjëra prej tyre nuk i përgjigjet fakteve të historisë së përshkruar prej qeverisjes së këtyre afro katër viteve. Zemërimi i njerëzve u ndje shumë qartë sot në këtë protest të madhe të jetë kthyer në një hendek të frikshëm, jo vetëm financiar po e po, por edhe njerëzor. Ka hendek të theksuar sot mes qytetarëve dhe idesë për demokracinë shqiptare, midis vetë njerëzve dhe institucioneve tona publike dhe jo publike. Ka reaksion ndaj një pakti shoqëror të dhunuar prej premtimeve të pambajtura ekonomike të një tranzicioni të stërzgjatur, por edhe ndaj një “trashgimie” ligjore e demokrate të mohuar për shqiptarët e këtyre viteve. E gjitha kjo përbën thelbin e të gjitha llojeve të kauzave që i janë ndërkallur sistemit-vend të Shqipërisë. E ky thelb qëndron në faktin se historinë tonë ende nuk po e shkruan dot me duart e tij vetë populli shqiptar, vetë njerëzit e tij. Dhe kjo është ajo gjë që i nevojitet Shqipërisë për të gjetur “alternativën” e munguar që po mundohen t’i diktojnë.
Kjo protest është ajo pika e saj e kthesës që po kërkon sot historia në domosdoshmërinë dhe qënjen e saj ekzistuese si e ardhme, si shpresë dhe si shpëtim. Prandaj për ti hapur rrugë prespektivës sonë të nëpërkëmbur sot ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë duke protestuar të gjithë kundra kësaj mazhorance, që nga kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe deri tek i revoltuari më i thjesht i këtij vëndi.

Nga Ndriçim Kulla: Koha për të vazhduar në këtë protestë
Total 0 Votes
0
0