Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Elbasanit iu riktheva shkarkimit tim nga Asambleja Kombëtare e PS-së më 23 dhjetor dhe iu drejtova publikisht të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, se drejtuesit e asamblesë nuk më kanë vënë në dispozicion vendimin e shkarkimit, pavarësisht interesimit tim të vazhdueshëm. U kërkova atyre që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre për të zbardhur dhe publikuar vendimin e shkarkimit dhe dokumentat mbështetëse. U thashë se do të vazhdoj të vij në Asamble, sepse e konsideroj veten anëtar të asamblesë me të drejta të plota, për sa kohë nuk zbardhet dhe nuk më jepet vendimi që më ka shkarkuar.
https://www.facebook.com/kocokokedhima/videos/1329950683742567/