Biba i Ramës sulmon Libra-n e Blush-it

Aktualitet

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka reaguar sot pas akuzave të Ben Blushit se ai po bllokon regjistrimin në KQZ të partisë Libra.

“E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!”, ka thënë Blushi më herët gjatë ditës.

Ndërkohë që Biba në reagimin e tij në Facebook, shprehet i keqardhur për fyerjet e Blushit, ndërsa i fton qytetarët të bëjnë dallimin mes sjelljes së tij korrekte dhe asaj që ai e quan “pelivanllëk të politikanëve për 2-3 vota më shumë”, duke nënkuptuar kështu partinë LIBRA.

“Jam shume i keqardhur per sjelljen dhe fyerjet e drejtuara ndaj meje dhe mbimrit qe une me krenari mbaj nga ana e deputetit B.Blushi.  Paragjykimi i vendimmarrjes se KQZ dhe personalizimi i institucionit me emrin e kryetarit eshte nje veprim shume i ulet dhe jashte cdo morali. Sa keq qe, edhe nje parti, e cila pretendon te sjelle moral ne politiken shqiptare, shpif, fyen e hiqet si viktime, gjasme e persekutuar nga KQZ. Shpresoj qe, jo vetem ju miqte e mi virtuale, por cdo qytetar te dije te beje dallimin mes pelivanlleqeve te politikaneve per 2-3 vota meshire me shume dhe sjelljes korrekte te profesionisteve”, shkruan Denar Biba.

KQZ e ka bllokuar regjistrimin e LIBRA-s si parti në zgjedhjet e ardhshme përmes një udhëzimi të veçantë sipas të cilit data referencë e rregjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli.

/LAPSI.AL/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?