Dy deputetët e majtë, të cilët kanë qenë dhe miq të afërt më parë, janë përplasur ashpër sot, pas reagimit të kreut të Libras që KQZ-ja nuk e lejon të regjistrohet.
Blushi e ka akuzuar Klosin në veçanti se paguhet me 1000 euro në muaj nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
“Pusho, parazit ordiner që paguhesh 1 mijë euro në muaj nga Vangjush Dako, parazit.
Këta janë hajdutët e Rilindjes, parazit, e kam gjetur duke punuar për Meksin në 1996, mblidhte letrat, e ngjita në kat të dytë këtë halabak, vartësin e Vangjush Dakos.
Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit aty te rrënojat turke mos të hedh Vangjushi ndonjë kacidhe”- tha Blushi.