Nga Kreshnik Osmani: Muaj te veshtire e presin Lindjen e Mesme

Analize

Muaj te veshtire e presin Lindjen e Mesme. Vite te veshtira i presin vendet e Gjirit, Iranin, Turqine. Vite te veshtira e presin boten. Trump kercenon aleatet Saudite se nuk ka me mbrojtje pa pagese. Kercenon Iranin per te rritur pazarin me vendet e Gjirit. Sauditet dergojne sinjale ne Kine dhe ne Moske per te njoftuar amerikanet se nuk jane vetem ne doren e tyre por nuk ka patur ndonje reagim domethenes. Putini nuk heq dore nga Siria -siç deklaron- edhe sikur t’i ofrojne te gjithe naften dhe parate e Gjirit. Turqia mbahet fort pas Moskes derisa te kuptoje çdo te ndodhe ne Uashingtonin Trump. Donald Trump kercenon Iranin por Irani ka ne dore karta shume. Ai mund te destabilizoje Irakun, Sirine, Jemenin, Bahrejnin dhe sigurisht mund te kercenoje ashper sigurine e Izraelit nga Libani. Kjo do te shkaktonte nje kaos te ri ne rajon. Amerika ka shpenzuar ne Irak 4 trilion dollare, a eshte e gatshme ajo te hyje dhe te ngece serish ne llucen e Lindjes se Mesme?! A eshte i sinqerte bashkepunimi Trump Putin?! Cfare do te ndodhe me BE-ne?! Kryeministrja Britanike takon kreret e vendeve te Gjirit duke kerkuar tregje, aleate dhe para pas Brexit. A eshte Britania truri i Amerikes dhe kjo e fundit muskuli dhe i “forti i botes” qe ve ne jete planet e saj?! A ka nje perplasje ndermjet Interesave te Pentagonit dhe Oligarkeve te Wall Street?! A do te terhiqet BE nga Ballkani?! A ka nje lufte te ftohte Be-Amerike?! Cila eshte e ardhmja e NATO-s?! Si do te reflektojne te gjitha keto zhvillime te shpejta globale ne Ballkan?! Si mund te konfigurojne shqiptaret interesat e tyre nen driten e ketyre zhvillimeve?! A do te kete interesim amerikan per ndryshime kastash politike ne Ballkan?! Sa ndikon influenca e Soros tek planet afatgjata dhe strategjike te Departamentit te Shtetit ne Shqiperi. A takohen interesat e Trump ne rajon me Soros apo jo?! A ka ambasadori Lu te njejtin rol qe ka ambasadori amerikan ne Shkup apo jo?! A i ka dhene ai garanci Metes se nuk do te preket prej Reformes ne Drejtesi per Shen Valentin?! Po Berishes a i ka derguar ndonje “dhurate” per Diten e Dashurise?! A do Amerika rotacion poItik ne Shqiperi?! Apo nuk i intereson fare kushdo qe te jete ne pushtet?! I shkrujtja keto pese rreshta per te pare gradualisht çfare ndodh ne bote per te mberritur ne vendin tone. Kjo mund te sherbeje per te ndihmuar secilin te kuptoje sado pak se zgjedhjet dhe zhvillimet politike ne vendet e vogla jane gjeopolitike me shume se politike. Ky mund te jete indikator i rendesishem per te kuptuar diçka edhe ketu. Per te matur dhe kuptuar pulsin e zvillimeve politike edhe Shqiperi. Per te kuptuar çdo te ndodh tek vendet e parendesishme duhet me pare te kuptojme cfare ndodh ne bote!

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?