Makinat luksoze/ Sekuestrohen 4 të tjera në Elbasan
Policia së Elbasanit ka vijuar zbatimin e plan–operacionit “Summer 2017” duke sekuestruar makina luksoze të vjedhura në vendet e Europës, të cilat janë futur në Shqipëri dhe u është falsifikuar numri i shasisë. Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mini Cooper
2 – BMW
3 – BMW
4 – AUDI
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 4 shtetas
Gjithashtu në kuadër të zbatimit të Plan – Operacionit “Summer 2017 Elbasani” janë arrestuar 2 persona për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; janë verifikuar 380 automjete motorrike; janë shoqëruar 28 shtetas; janë kontrolluar 520 shtetas dhe janë vendosur 150 gjoba.
Policia e Elbasanit edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimin e Plan – Operacionit “SUMMER 2017 Elbasani” me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë .
OPERACIONI DJE NE TIRANE
Me një operacion blic të organizuar në sekret të plotë, ‘Summer 2017’, Policia e Tiranës ka sekuestruar dje 12 makina superluksoze të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE-së.
Veç tyre, janë sekuestruar edhe 5 motorrë dhe janë proceduar penalisht, 17 persona.
Policia e Tiranës njoftoi se “gGjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë. Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.
