Balla fton PD-në në tryezë: “Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike që të ulet në tryezë për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 120.
“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”, u shpreh Balla.
“Sa i takon referendumit për çështjen e hartës, që të kesh një referendum për një çështje, duhet të kesh ligj për referendum. Pres mbi atë draft që është bërë publik, jemi duke punuar me OSBE-në. Kemi marrë një pjesë të gjetjeve dhe brenda këtij muaji presim rekomandimet e OSBE-së. Për ligjin e referendumeve pres që të vijë PD-ja që të flasim. Në Shqipëri sot nuk bëhet dot referendum nëse nuk ka një ligj”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së.
