Të rrojmë dhe ta kujtojmë gazetën “Rilindja Demokratike”

Shkrime
SOKRAT TURTULLI
E pata nje ftese edhe kete vit per te marre pjese ne pervjetorin e RD. Dua te falenderoj Bledi Kasmi qe nuk harron asnjehere. Nuk vajta. Ishte hera e pare qe, kisha nje mosdeshire per te vajtur dhe kjo lidhej me ate se, gazeten e pare opozitare nuk e gjeja ne asnje vend. Prej vitesh ajo nuk botohet me. Me ka dhembur sa ska kur mora vesh se ishte mbyllur per arsye ekonomike.
Nje opozite qe 13 vjet ishte ne pushtet, nje opozite qe rreth vetes ka oligarke te pasur, kryetar bashkish, deputete plot, nuk ishte ne gjendje te mbante ne treg gazeten e Fjales se lire. Gazeta u zhduk, por emri i saj filloi me pas te shfaqej si web dhe te kishte faqen e saj me mijera ndjekes ne fb. Pas asaj qe ndodhi ne PD, ajo ngriu dhe postimet e saj. Nuk shfaqet me. Nuk publikon asgje. Kam pyet drejtues se PD dhe ata qe merrem me median brenda kesaj partie dhe me thoshin se, nuk kemi mundesi financiare. U kam kerkuar te me jepnin mua akses ta mbaja gjalle dhe biles pa pagese, por askush “nuk e dinte” ose benin sikur nuk e dinin se kush i mban aktualisht kodet hyrese te saj.
Pak muaj me pare shikoj se ne fb u shfaq nje tjeter RD, por kete radhe jo ajo Demokratikja, por News. Tek e para kishte akses cdo publikim i Berishes( derisa ndodhi 9 shtatori), kurse tek e dyta 24 orë sulmohen ata të të parës ku ishin dhe vetë menaxhues.
Pyeta disa miq te mij gazetare nese do shkonin dhe mu pergjigjen prere, JO! Disa me thane se, do shkonim nese nuk do shikonim aty disa fytyra. Disa me thane se ja kane dhene lamtumiren RD-se qe para disa vjetesh. Mu dhimbs sinqerisht. Si perfunduam ne kete derexhe. Beja krahasimin e pervjetoreve te pare dhe nuk kishin te krahasuar me pervjetorin e pardjeshem. Salla plot me te ftuar, biseda dhe tregime ngjarjesh…
Nuk me del inati me mbylljen e asaj gazete. Sikur nga rrogat e tyre te sakrifikonin 1 mije lek te vjetra. Sikur vetem 1 gazete e vetme te dilte ne treg dhe te mos mbyllej. Te mos mbyllej historia e saj qe perpihej mengjeseve te atyre viteve gjithe ndryshk te kuq.
Disa nga shkrimet e mia tek RD dhe 55, bashke me gazetat, i kam te ruajtuara. Sikur ta dija qe do te ndodhte keshtu. Miliona euro ka shpenzuar opozita per aktivitete te saj. Miliona ka hedhur mbi media te majta, por kurre, kurre nuk krijoi dhe mbeshteti mediat qe e mbeshtesin dhe ti shtonte ato sa me shume kundra pushtetit. Ndaj ka mbetur ne meshiren e dy tre portaleve qe e bejne me shpirt ate pune. Dhe une vazhdoj flas akoma per RD…
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Foto e pare: Une dhe Basha
Foto e dyte: Une dhe Berisha. Në të njëjtë sallë.
Foto e trete imagjinare: As ata nuk jane më me njeri-tjetrin.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?