“Me se ta mat mallin tim”-Pozi nga Sokrat Turtulli

Poezi
Një rruge na ndante ne të dy.
Një rruge qe gjithe kohes e heshtur qendronte,
Tek kjo rruge shpesh jemi grindur me sy.
Dhe serish kjo rruge na bashkonte.
Ndanë saj madhështore ngrihen.
Disa plepa të holle, të gjatë.
Kur vjeshta vjen gjethet e tyre bien.
E humbasin diku nëpër natë!
Me se ta mat mallin tim,
Si nje orë e vjeter në dhomen time rri.
Sa metër, duart do te duheshin vallë,
E afër t’më sjellin, shumë afer tek ti.
Unë gati në cdo rrjesht, kur do vish me thuaj.
Nga mërzia mezi fjalet i lidh bashkë,
E në cep të saj i mërzitur shkruaj,
Pse iken nga unë perherë e më larg?!
Me se ta shuaj zjarrin,
Më thuaj vallë, a duhet ta di?
Pse rri e heshtur si vetë vetmia,
Si ora ime e vjetër, pse rri?!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?