PD vijon me kandidaturat, Alfred Qafa, pritet të kandidojë për Fushë-Arrëzin

Aktualitet Politike

Primaret, të trumpetuara me shumë forcë nga “foltorja“ si një risi, në kontekstin shqiptar të zbatimit, vetëm sa e kanë kanë thelluar akoma më shumë përçarjen në bazë, duke e bërë të pa evitueshëm faktin e kandidimit me 2 kandidatë q      ë dalin nga të radhët e opozitës, PD-ja zyrtare dhe foltorja.

Retorika e ndjekur nga “foltorja“ si dhe truku që po përdoret në primare duke shmangur kandidaturat potencialisht konsensuale, ka vënë në lëvizje strukturat e PD-së zyrtare, ku përmes qëndrimit të bërë publik nga kryetari në detyrë Alibeaj, po punohet me shpalljen e kandidaturave në 61 bashkitë e vendit.

Pas shpalljes së Agron Kapllanajt për bashkinë Mallakastër, të tjerë emra kanë filluar të zbardhen si kandidatë në bashki të tjera, duke shkuar kështu drejt një gare, e cila në dukje avantazhon të majtët e Ramës.

Kështu, burime për infopressalbania, konfirmojnë se për bashkinë Fushë-Arrëz, pritet të zyrtarizohet këto ditë si kandidat i PD-së, Alfred Qafa, sekretari aktual i degës së PD-së Pukë, i cili me reputacionin dhe peshën elektorale që ka në komunitet, është zgjedhja e duhur për demokratët e Fushë-Arrëzit.

Me peshën e ish-kryebashkiakut të votuar në dy mandate në Fushë-Arrëz, Alfred Qafa vjen si kandidaturë përfaqësuese dhe përbashkuese e demokratëve, duke qenë kështu profili i alternativës që jep garancitë e duhura për t’ua kthyer bashkinë demokratëve.

Pas bërjes publike të disa kandidatëve si: Agron Kapllanaj në Mallakastër, Xhevdet Amuli në Shkoder, Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Naim Gazidede ne Diber, Sabah Heta ne Kruje, etj, konfirmimi i z. Qafa pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, dhe është vijimësi e një procesi të shpallur që do të mbyllet brenda javës së parë të dhjetorit me shpalljen nga Alibeaj të 61 kandidatëve të PD-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?