Vajza shkoi për një masazh, shqiptari i futi duart poshtë të brendshmeve

Aktualitet Rajoni

Një vajzë 23-vjeçare në Nea Smyrni rezervoi një mesazh në një sallon bukurie por u dhunua seksualisht nga masazhatori shqiptar. Duket e paimagjinueshme, por ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës së kaluar me vajzën e shtrirë në shtratin, gjysmë e zhveshur. E në vend që të shijonte masazhin, masazhatori ia ka tërhequr me këmbëngulje të brendshmet dhe kur viktima i tha të ndalonte, ai jo vetëm që nuk e respektoi, por i vendosi gishtat në organet e saj gjenitale.

Sipas mediave greke, vajza raportoi ngjarjen në Polici se pak orë më pas masazhisti 53-vjeçar u lokalizua në zonën e Alimosit dhe u arrestua, pasi u njoh fillimisht nga viktima. Siç tha vajza ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj dhe lëvizjet e tij nga një pikë e tutje u bënë të çuditshme dhe shqetësuese. Kjo do të thotë, ajo zbuloi se gjatë procedurës, ai filloi t’i shtynte të brendshmet, ndërsa vajza i rregullonte vazhdimisht. Por shqiptari nuk u dorëzua… Përsëri, ai u përpoq t’ia hiqte me duar dhe kur vajza filloi të shprehte pakënaqësinë e saj i tha asaj “mos u shqetëso, ji rehat, të tjerët masazhohen lakuriq”.

Më pas, ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Pastaj i uli duart dhe i preku organet gjenitale. Kur ajo i tha të ndalonte, ai i tha: Nuk ka problem, qetësohu!

Pasi vajza u çua e tmerrua, shqiptari e mbylli shkurt duke i thënë “më fal”. Por 23-vjeçarja ka veshur me kujdes rrobat, ka zbritur poshtë duke shkuar direkt në Polici.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?