Rama deklaron se fushata elektorale do të hapet me 31 maj në pallatin e Kongreseve
Kryeministri Rama ka deklaruar se fushata elektorale do të hapet me 31 maj në pallatin e Kongreseve ku do të jenë pranishëm të gjithë kandidatët e bashkive.
Ai është shprehur se çdo deputet i zonës duhet të kontrollojë administratën.
‘Çdo deputet për zonën e vet të kontrollojë administratën. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente gjatë zgjedhjeve. Braçe nuk e bën dot i vetëm kontrollin e adiminstratës. S’ duhet të kemi arrogancë në asnjë hallke të qeverisë’, është shprehur kryeministri gjatë mbledhjes.
Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA.
Total 0 Votes
0
0
