Akuza të reja ndaj Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës…
Presidenti i Judical Watch, Tom Fitton ka dhënë detaje të reja në lidhje me aktivitetin e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, sponsorizimin e tij nga fondet e administratës së Barack Obamës dhe rolit të Donald Lu në Tiranë.
Duke bërë një përmbledhje të zbulimeve të tij dhe Judical Watch, Fitton tregon se si në vitin 2017, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu minoi planet e opozitës shqiptare.
‘Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Edi Ramës, në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të merrnin pjesë.
Lu është përshkruar në shtypin e SHBA si ‘një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë’, shkruan Tom Fitton në një shkrim të gjatë në lidhje me financimet ndaj Xhorxh Sorosit nga administrata së Obamës .
Sipas presidentit të JW, administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë amerikanë në taksat e taksapaguesve amerikanë, në mbështetjet të miliarderit të krahut të majtë Xhorxh Soros.
Me këto para, ky i fundit financoi qeverinë socialiste të Edi Ramës në Shqipëri. Është veçanërisht e papranueshme që Departamenti i Shtetit lejoi Sorosin që me paratë e amerikanëve të ndikonte në qeveritë anti-amerikane.
Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e tatimpaguesve për të çuar përpara axhendën radikale të tij të majtë, e duke minuar liritë dhe të drejtat si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit.
Javën e kaluar, raportuam për përpjekjet tona për të ekspozuar financimin e administratës së Obamës për aktivitetet politike të krahut të majtë të George Soros në Rumani dhe Kolumbi. Gjithashtu vura re se ne po i ndiqnim veprimet e tij në Shqipëri, shkruan Fitton.
‘Këtë javë jam i lumtur të them se kemi rezultate. Kemi marrë 32 faqe të të dhënave që tregojnë se si administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-së në një grup të mbështetur nga Soros për të financuar aktivitetete politike të krahut të majtë në Shqipëri.
Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë e Edi Ramës për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Soros ndikoi tek Departamenti i Shtetit që të rishikonte planet e aplikimeve për grantet nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve.
Dokumente të reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë të Sorosit në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll të madh mbi gjyqësorin. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.