Rama e emëron drejtor në Korçë të dënuarin për falsifikime. Ja emri tij dhe vendim i Gjykatës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka denoncuar sot një skandal. Endrit Brahimllari ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa dokumente për të Nexhip Merollin, e emëruar vetëm pak ditë më parë drejtor i Bordit të Kullimit për Rajonin Korçë-Elbasan-Berat.
Merolli mësohet se është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Korçës, por kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin ta emërojë në postin e rëndësishëm.
Ja çfarë shkruan Endrit Brahimllari në Facebook:
Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korcë, Nexhip Merolli.
Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!



