Nga Valbona Mezini/ A ishte kjo protesta që donin shqiptarët?

Analize Shkrime

Sot ishte fundi imagjinar I Edi Rames.
Ne te vertete do te duhej te ishte nje proteste ne kufijte legjitim te nje revolte per te gjitha pabesite qe kryeministri ogurzi me çorapet e kuqe, I ka shkaktuar keto 5 vite, ketij populli historisht te pervuajtur.
Kryeministri qe e paguajme me parate tona dhe gjakun tone, sot do te duhej te gjente vend ku te futej , sa edhe vrima e miut ne bodrumet e kryeministrise, ti dukej e mundur per te futur koken, sepse me koken ne torben e shqiptareve e mbylli mandatin e pare dhe me koken ne torbe do shtyj mandatin e dyte.

Shqiptaret sot te papune e te pabuke u mblodhen nga e gjithe Shqiperia te pa terezi, por me shpresen e rradhes, se do te rrezojne qeverine e bajlozit ogurzi qe genjeu turpshem palen opozitare ne tryezen parazgjedhore.
Por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Nje proteste e cila dukshem nga merzia shqiptareve aspak per merite lidershipi, bere bashke ne permasa numerike , njerez qe perveçse ne kushte varferie ne asnje rrethane tjeter sdo mund te protestonin bashk, e megjithate permase asgje nuk ngjalli, as me te voglin merak tek bajlozi ogurzi I shqiptareve.

Ai , bajlozi Zi me topuzin e hordhive te tij qe fshikullin kurrizin e pervuajtur te ketij populli qe sbëza, vijon te drekoje I qete se opozita e bashkuar eshte tejet europiane dhe nuk genjen kur therret proteste dhe premton marshime paqesore, sa nuk te prish as nje qime floku..
Perball tematikes se droges, krimit, vjedhjes, abuzimit per oligarkine, opozita mbetet kaq e sjellshme, saqe mjaftohet me protagonizmin e kryetareve te partive qe tashme secili prej tyre ne moshe pensioni, qe kane te pakten 27 vjet ne politike, a thua se u prish fabrika qe I prodhoi.
Mungese idesh dhe mungese shprese u lexua prap per fat te keq dhe une isha gati si cdo njeri prej tyre t’i turresha e ta digjia ate pankarte droge qe mbante cdo protestues sot ne dore e ne zemer.
T’a digjia cdo fytyre te bajlozit ogurzi, qe plot qesendi hante makarona ne nje kohe kur shqiptaret po ndajne buken me shqiptaret, per t’i shpetuar skamjes.
Edhe pas kesaj proteste masivisht numerike, bajlozi I Zi, do vijoje te paguhet nga taksat e mia dhe cdo protestuesi qe ishte apo nuk ishte sot ne ate shesh.
Me vjen keq te them se protesta nuk ma ngjalli shpresen. Neser serisht do ti shoh femijet lypsare me duart e shtrira tek rendin pas cdo makine ne ndalim, ata te pafajshmit qe shtohen cdo dite ne rruget e kryeqytetit dhe cdo rruge Shqiperie.

A ishte kjo proteste ajo qe prisnin demokratet?
Jo, mendoj qe Jo..
Demokratet presin bashkimin, sinergjine, vellazerine dhe unifikimin e objektivave per te maksimalizuar “strategjite” e luftes kunder bajlozit ogurzi, nese lufta ndaj tij do merrej ndonjehere seriozisht.
Keshtu do jemi te besueshem ndaj popullit dhe Zotit! Nese kerkojme kismetin e Zotit, te udheheqim fatin e ketij populli te pervuajtur derived kur nuk mban më, duhet t’i perulemi njeri- tjetrit dhe jo oligarkise.
Sot pavaresisht masivitetit numerik shqiptaret kuptuan se bajlozi zi, neser vazhdon punen tek karrigia kryeministrore dhe pa I hyre gjemb ne kembe shtyn mandating se ska kush ta rrezoje.
Disa bejne sikur punojne, disa sikur merziten, disa sikur u erdhi rradha te protestojne tek foltorja ose ne rresht te pare ti shoh kryetari. EPO keshtu Rama nuk rrezohet kurre, aq me pak me protesta paqesore si takimet per te bere joga kolektive.

Fotografia e Valbona Mezini