Rama: Nuk do të lëmë askënd pa kompensuar
Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave dhe ka premtuar kompensim për banorët e përmbytur, njesoj siç u veprua në 2015-ën: “Për sa na takon, ne do të bëjmë, e përsëris, maksimumin, – theksoi Kryeministri, – siç kemi bërë edhe herën e shkuar, pa lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur.”
Por, Rama theksoi se tani do të nisë marrja e masave për të parandaluar këto situata: “Ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt” tha ai duke njoftuar se do nisë rregullimi i infrastrukturës, mbjellja e pemëve, riparimi i shkollave dhe nisja e mësimit dhe sidomos, nisma ligjore për detyrimin e biznesve dhe banorëve për të siguruar banesat e tyre dhe bizneset pasi Buxheti i Shtetit nuk mund t’i përballojë gjithmonë.
Megjithatë, Rama veçoi se edhe këtë herë, qeveria do ta marrë përsipër kompensimin e tyre.
JA FJALA E RAMES:
Duke i falenderuar me shumë mirënjohje të gjithë ushtarakët, gratë dhe burrat që janë angazhuar në këto ditë dhe net shumë të vështira dhe i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situatë, tani ëhstë momenti për të cuar para fazën e dytë atë të kapërcimit të pasojave për familjet e prekura dhe sigurisht ato pjesë të infrast që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale në komunitet e zonave të përmbytura. Patjetër që do të na duhet më tej të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësissë për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji në bahskëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.
Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet për potencialin katastrofik që ka kjo situatë nës eshumë invetsime mbrojtëse nuk do të ishin grë këto dy vjet por ka një sërë pikash të dobëta që duhet punuar me përparësi.
Duhet të bëjmë dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që janë nënvizuar edhe në ditët e fundit nga Ministri i Mjedsit për të marrë masa më afatgjata për mbrojtjen e shtretërve të lumennjve dhe aktivitetet dëmtuese dhe mbjelljen me përparësi të pemëve në ët gjtiha ato zona ku dëmtimi serioz i pyjeve, i shiritave të gjelbër ka sjellë edhe erozion dhe aluvion.
Pa diskutim është ëprrësi edhe hapja e shkollave përkohësisht të mbyllurava besoj se do të kapërcepehet dhe po ashtu ndërmarrja e nismës ligjore për sigurimin e banesav dhe biznesve ega përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka ende një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm ngaBuxheti i shtetit q ënuk mund të përballojë gjithcka dhe gjithmonë edhe pse ketë herë sigurisnt ne do ti ëprballëjomë si dhe herën ekaluar të gjtiha dteyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë.
Por është e rëndësishme sipërmarrësit të sensibilizohen q ëtë marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore që dëmet e tyre të kompensohen në kohë reale.
.