Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, të largohet Rama

Aktualitet

Monika Kryemadhi, nga selia e kësaj partie deklaroi se nuk do të lejojë që Rama të vijojë me projektin e tij për Shqipërinë. Në një konferencë për mediat, duke përmendur rezolutën e LSI-së e cila u finalizua dje me 8 pika, shtoi se: ”Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë”,-tha Kryemadhi.

”Do të shpëtojmë demokracinë. Rama nuk është zgjidhja e problemit, por problemi. Rama futi në parlament dhe zgjedhje persona me precedent. Ai nuk luftoi të inkriminuarit, por dekriminalizimin. Projekti i Ramës është i pa shpresë edhe pavarësisht lobimeve marramendëse. Vullneti politik i LSI-së është ai i mijëra anëtarëve që refuzojnë drogën dhe krimin. Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë. Rama bëri dje kryepolicin, reforma në drejtësi ka rënë. Rezoluta e konventës së LSI-së është ajo që shqiptarët kanë kërkuar”,-deklaroi ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?