Basha: Sot, Shqipëria me kanabis dhe Afganistani me kokainën, furnizuesit kryesorë të Europës
Lulzim Basha i është drejtuar me tone të ashpra Kuvendit sot dhe ka vënë alarmin për rrënimin ekonomik të vendit për shkak të planit të qeverisë për kanabizimin e vendit: “Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria sot është edhe prodhuesi më i madh në Europë dhe më i varfri në Europë.”
JA FJALA E BASHES NE KUVEND
” Aty ku ka korrupsion dhe krim, nuk ka zhvillim. Aty ku kultivohet droga, e kotë të flitet për karrocat e Divjakës. Aty ku sundon krimi, nuk ka lidh dhe drejtësi. Ky është mësimi për çdo kohë.
Vendet nën pushtetin e drogës dhe ku droga ëhstë lejuar ka pasur degradimi dhe varfëria.
Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk ëhstë rastësi që Shqipëria so ëhstë edhe prodhuesi më i madh në Europë dhe më i varfri në Europë. Sapo Rama filloi projektin e tij shkatërrues për kanabisimin e vendit, nisi dhe rënia e invetsimevev të huauja. I vetmi vend në botë që për dy vite nuk ka asnjë invetsim të huaj.
Shqipëria u kthye në një ekonomi të drogës.
E vetmja ekonomi ëhstë risia e klaneve të drogës. Novacioni i vetëm ai i trafikatëve që kanë ëprsosur mjetet që nga varietete e reja të kanabisit e deri tek avionët e drogës. E vemtja konkurencë, ajo e bandave për rrugët e trafikut. Në vend të investitorëve të huaj, Shqipërinë e vizitojnë prokurorë antimafia të tmerruar nag projekti i drogës së Ramës.
