Skënderbeu sot ora 19.00, në Beograd me “Partizanin”

Sport

Ekipi shqiptar i “Skenderbeut” ndeshet me “Partizanin” e Beogradit. Në një mobilizim jo të zakonshëm të forcave të sigurisë dhe me praninë e shtuar të agjentëve për një ndeshje futbolli, Skënderbeu preku mbrëmë tokën serbe në vigjiljen e sfidës së Europa League. Tifozat e “Partizanit” të Beogradit njihen edhe nga UEFA, si famëkeq, bile ky ekip është me paralajmërim prej organit me të lartë sportiv të futbollit europian, për shkak të tifozërisë.

Ndeshje e cila pritet me tension, pasi tifozat serb mund të bëjnë gjithçka që ata dijnë të bëjnë, sidomos kundër shqiptarëve.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u shoqërua nga 8 agjentë sigurie të Policisë së Shtetit dhe 10 persona të tjerë të policisë private. Në stadiumin e Beogradit, këtë të enjte, numri i policëve do të jetë 10-fish më i madh, por trajneri i korçarëve, Ilir Daja shpreson që të flitet vetëm për futboll.

“Ngarkesa dhe presioni kalon te kundërshtari, sepse kërkon të fitojë patjetër. Duhet të bëjmë lojën tonë si në kualifikuese, si në grup. E njohim forcën e Partizanit dhe është një ekip i vështirë, por jo një sipërmarrje e pamundur për ne”, tha Ilir Daja, trajner i Skënderbeut, shkruan TCH.

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e Evropës do të luajë në një stadium, që është pak të konsiderohet “armiqësor”.

“Ajo që ndryshon është përshtatja e ekipit kundërshtar, pasi luajnë në shtëpinë e tyre, e përballojmë me qetësi dhe taktikë”, deklaroi më tej Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut.

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit kanë nga 2 pikë secili në grupin B, me mundësi reale kualifikimi, kur është luajtur vetëm gjysma e ndeshjeve në grup. Edhe ekipi zviceran Young Boys ka një pikë me shumë se ekipi shqiptar dhe ai serb, pra gjithçka është e hapur në fushën e ndeshjes. “Skenderbeu” luan për një rezultat pozitiv në Beograd.

I vetmi shqetsim mbetet sjellja e tifozerisë serbe, të cilët njihen për rrëmujat dhe thirrjet antishqiptare. E jo vetëm kaq. Shpresohet se policia serbe të ketë marrë masa të forta sigurie. Ndërsa mediat serbe shkruanin për të ngjallur panik dhe konflikt se janë arrestuar tre shqiptarë në kufirin serb me një dron për ta hedhur gjatë ndeshjes sonte, çka solli reagimin e shpejtë të ministrisë së brendshme të Serbisë, që e mohoi këtë lajm.

Sidoqoftë tensioni shfaqej sot kudo në Beograd, tregojnë mediat europiane.

Renditja në grupin tonë:

Form
1. Dyn. Kiev 3 2 1 0 8:5 7
2. Young Boys 3 0 3 0 4:4 3
3. Partizan 3 0 2 1 3:4 2
4. Skenderbeu 3 0 2 1 2:4 2
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?