Përurohet busti i Azem Hajdarit në Tropojë. Basha: I detyrohemi shumë
Lulzim Basha ka marrë fjalën sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, organizuar nga Bashkia e Tropojës.
Ja fjala e Bashës e mbajtor sot:
Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi.
Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari.
Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve ne.
Kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të. Në fakt përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona.
Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën.
Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë.
Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit.
