SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Berisha tek busti Azemit në Tropojë: Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari

U përurua sot në Bashkinë e Tropojës, shtatorja madhështore e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit. Në përurimin e saj merrnin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe rajoni.

Në krah të kryebashkiakut Besnik Dushaj, ishin Kryetari i PD, Lulzim Basha; ish-Kryeministri Sali Berisha ish-kryeministri Sali Berisha; kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi; Princi Leka I; Daut Haradinaj etj.

JA DHE FJALA  Z.SALI BERISHA

“Azem Hajdari  do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë, – tha Berisha në fjalën e tij. – Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët,përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Evropës, do të brohoriste. Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë!

Vëllezër dhe motra!

Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë, me dinjitet, kokëlartë, ndaj dhe sot ai është një apel, një frymëzim pasi pas 27 vitesh nuk mund të mohohet se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë. Velloja e narkotikëve që ka bërë që shqiptarëvt të mos vendosin dot për fatin e tyre, që emri i tyre të mos shkëlqejë në mes të kombeve të tjera. Por ne jemi ëktu sot të frymëzuar nga Azem hajdari për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë drejt hapësirave që meritojmë.

Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt. Azemi ?7shtë ngritur në bronx, por ai duket si i gdhendur në shkëmb. Falenderoj edhe njëherë skulptorin Isa Baliaj, që na e solli Azemin këtu në qytetin e alpeve, që ai të prehet përjetësisht këtu. Nder përjetë heroit legjendar.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?